Home / Lajme / Botë / Po numërohen votat e fundit, këto janë rezultatet e referendumit në Turqi (Foto)

Po numërohen votat e fundit, këto janë rezultatet e referendumit në Turqi (Foto)

(E plotësuar) Po zhvillohet numërimi i votave në Turqi pas votimit në referendumin rreth ndryshimit të sistemit të udhëheqjes së shtetit.

Megjithëse statistikat e dhëna prej Anadolu Agency i japin epërsi bllokut të presidentit Recep Tayyip Erdogan, partia opozitare CHP jep rezultate të kundërta.

Meral Aksener, zyrtare e larte e CHP-së ka pohuar se numërimi i deritanishëm tregon se “ne jemi në epërsi”.

“Sipas rezultateve tona, 52 me 48 për qind të votave janë kundër zgjerimit të pushtetit të Erdoganit. Mos i besoni Anadolu Agencyt se po manipulon me popullin dhe se po përgatitet një vjedhje masive e votave. Po deri në sekondat e fundit do të tregojë se ne do fitojmë. Po udhëheqim në Stamboll, Antalya, Izmir dhe Ankara. Falemiderit Turqi”.

Ndryshe, nëse kalon referendumi atëherë shteti turk do të bëhet shtet presidencial kundrejt atij që deri më tani ishte parlamentar.

Sipas agjencisë së lajmeve Anadollu Agency, nga 96,66 të votave të numëruara del se 51,48 për qind kanë votuar “Pro” ndryshimeve kushtetuese, ndërsa 48,52 për qind kanë votuar “Kundër” këtyre ndryshimeve.

 Ndërsa po sipas të njëjtave të dhëna, vetëm në Turqi, nga 99 për qind e votave të numëruara, 51,41 kanë votuar “Për”, ndërsa 48,59 kanë votuar “Kundër” ndryshimeve kushtetuese.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *