Home / Lajme / Rajon / Policia do të kallëzojë penalisht PD-në dhe mbështetësit e saj që bllokuan rrugët

Policia do të kallëzojë penalisht PD-në dhe mbështetësit e saj që bllokuan rrugët

Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, Altin Qato, në një dalje për mediat ditën e djeshme paralajmëroi se do të merren të gjitha masat ligjore për ata që do të bllokojnë asket rrugore në protestën që opozita kishte planifikuar për ditën e sotme.

Pasi njoftoi se Policia e Shtetit nuk kishte dhënë leje për këtë llojë proteste, Qato duke iu referuar ligjit “Për Tubimet”, paralajmëroi se do regjistrohej kallëzim penal ndaj çdo personi që vihet në dispozicion të një manifestimi të tillë dhe bashkë me provat përkatëse do t’i paraqesë organit të Prokurorisë.

“Policia e Shtetit njofton se nuk ka dhënë lejen për zhvillimin e kësaj proteste. Ky vendim i Policisë së Shtetit është në përputhje të plotë me nenin 8 të Ligjit nr. 8773, datë 23.04.2001 “Për tubimet” i cili përcakton se:

“Kur ka arsye të motivuar se zhvillimi i një tubimi në një shesh ose vendkalim publik përbën një rrezik real për sigurinë kombëtare, sigurinë publike, parandalimin e krimit, mbrojtjen e shëndetit ose të moralit ose mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të të tjerëve dhe ky rrezik nuk mund të ndalohet me masa më pak shtrënguese, shefi i komisariatit të policisë mund të ndalojë zhvillimin e  tubimit ose të vendosë për kohën  dhe vendin e  zhvillimit të tubimit.”

Zhvillimi i protestave apo edhe i tubimeve të tjera në rrugët kryesore kombëtare, duke bërë bllokimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, përbën një cënim të rëndë të rendit publik. Asnjë shkak ligjor dhe asnjë motiv tjetër me interes publik nuk e justifikon zhvillimin e kësaj proteste në këtë mënyrë.

Zhvillimi i kësaj proteste cënon rëndë rendin dhe sigurinë publike dhe po ashtu qartësisht ajo dëmton interesat e qytetarëve.Ndaj Policia e Shtetit ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të mos marrin pjesë në këtë protestë të paligjshme dhe me rrezik të madh për rendin dhe sigurinë.”, -tha Qato.

Edhe pas kësaj deklarate, opozita nuk hoqi dorë, duke bllokuar të gjitha akset kryesore ditën e sotme nga ora 11:00 deri në orën 12:00.

Burime nga Policia thanë për ‘Gazeta Express’ se po përgatiten kallëzimet penale ndaj çdo personi që është konstatuar nga ana e policisë duke penguar lëvizjen e automjeteve.

Po ashtu, të njëjtat burime saktësuan se do të ketë edhe një kallëzim penal ndaj subjektit politik Partisë Demokratike, si organizatore e protestës.

Kujtojë se një ditë më parë, edhe kryeministri Edi Rama gjatë Komunikimit Javor profilin e tij në ‘Facebook’, tha se policia do të bëjë detyrën, duke kallëzuar penalisht çdokënd që do të bllokonte rrugën.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *