Home / Kryesoret / Policia e arreston të dyshuarin për vjedhje në NLB ”Tutunska Banka”

Policia e arreston të dyshuarin për vjedhje në NLB ”Tutunska Banka”

Ministria e Punëve të Brendshme e ka arrestuar njeriun që dyshohet për vjedhjen në NLB ”Tutunska Banka”, kështu thuhet në njoftimin zyrtar të kësaj ministrie, 

Personi që dyshohet se ka vjedhur 2 milionë franga zvicerane dhe 270 mijë euro është arrestuar dhe është mbajtur në stacionin policor ”Kisella Voda” në Shkup dhe ndaj tij do të merren masat e duhura.

Përndryshe, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:58 kur drejtori i kësaj banke ka lajmëruar autoritetet se një i punësuar ka marrë 2 milionë franga zvicerane dhe 270 mijë euro, i ka futur në një qese plastike dhe është larguar në drejtim të pa njohur.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *