Home / Lajme / Kronika e zezë / Policia është duke hetuar një vdekje të dyshimtë në QKUK

Policia është duke hetuar një vdekje të dyshimtë në QKUK

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se dje një person ka vdekur në QKUK.

Siç thuhet në raportin e policisë, më datën 01.04.2017, gjegjësisht dy ditë para se të vdiste, viktima ishte dërguar në QKUK në gjendje të dehur.

Këtë rast, policia e Kosovës e ka konsideruar si “vdekje e dyshimtë”.

“Viktima mashkull K-Shqiptar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK nga data 01.04.2017 pasi ishte dërguar në gjendje të dehur, me 03.04.2017 (rreth orës 06:30) ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjithashtu lexo

28 vjeçarja shqiptare që u dogj në azil, vetë ia vuri flakën objektit

Gruaja 28-vjeçare nga Shqipëria, e cila u gjet e vdekur pas shpërthimit të zjarrit në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *