Home / Lajme / Kronika e zezë / Policia i kap me 60 kg kanabis, të arrestuarit: Kemi jonxhë në makinë

Policia i kap me 60 kg kanabis, të arrestuarit: Kemi jonxhë në makinë

Operacion i koduar “Stop”, ka çuar në arrestimin e katër personave, që iu gjend 60 kilogramë kanabis. Policia e Lezhës ka ndjekur nga ky qytet deri në Kamzë 3 automjete, njërin tip “Jeep” ku ndodhej droga, dhe dy mjete shoqëruese.

Automjeti “Jeep” ka qenë i mbushur me thasë me kanabis, të cilat pavarësisht se ishin të dukshme, nuk kanë përbërë shqetësim për trafikantët. Në zonën e institutit bujqësor në Kamzë policia ka ndërhyrë duke ndaluar mjetet.

Drejtuesi i makinës që transportonte drogën ka deklaruar për policinë se makina ishte e mbushur me thasë me jonxhë, por pas kontrollit u zbulua se në fakt ishte kanabis.

Në pranga janë vënë Edmir Luka, 34 vjeç, banues në Krujë; Nikë Vatnikaj, 23 vjeç; Qerim Kolgjini, 23 vjeç; dhe 17-vjeçari me iniciale D. G, të tre banues në Tiranë.

Droga mësohet se ishte gati për tregtim, ndërsa po hetohet për zbardhjen e prejardhjes dhe destinacionit të saj.

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *