Home / Lajme / Rajon / Policia jep detaje për të shtënat me armë në Gjakovë

Policia jep detaje për të shtënat me armë në Gjakovë

Mëngjesin e sotëm policia në Gjakovë ka marrë informatë për një rast me të shtëna me armë zjarri në fshatin Smolicë të komunës së Gjakovës.
Gazeta Express pati raportuar pak minuta pasi kishte ndodhur rasti, të konfirmuar edhe nga Policia.

Këta të fundit, detajet tjera i kanë dhenë nëpërmjet një komunikate, përmes zëdhënëses së PK në Gjakovë, Lirije Podrimja.

“Sipas hetimeve preliminare dy qytetarë të moshës madhore kosovarë/shqiptarë ishin duke lëvizur me automjetin e tyre të udhëtarëve dhe në hyrje të fshatit nga një person i dyshuar, dyshohet se është shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit. Më pastaj dyshohet se personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes me ndihmën e një personi tjetër, i cili me automjetin e tij e ka asistuar të dyshuarin për ikje nga vendi i ngjarjes”- thuhet në komunikatën e policisë.

Nga të shtënat me armë nuk ka pasur lëndime në njerëz përveç dëmtimit të automjetit.

“Në vendin e ngjarjes janë marrë të gjitha provat materiale dhe rasti po hetohet nga Sektori Rajonal për Hetime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë. Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante është duke punuar intensivisht në zbardhjen e këtij rasti dhe arrestimin e personave të dyshuar”.

Gjithashtu lexo

Daçiq: Demarkacioni Kosovë–Serbi, zgjidhje e përhershme

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se ideja e tij për demarkacionin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *