Home / Lajme / Rajon / Policia konfiskon armë në Ferizaj

Policia konfiskon armë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka konfiskuar dy armë zjarri AK47 në qytetin e Ferizajit.
Policia ka njoftuar se deri te konfiskimi ka ardhur pasi që kanë marrë informacion se ka pasur të shtëna me armë zjarri në fshatin Polac, transmeton lajmi.net

“Me datën 02 mars 2017, rreth orës 14:45, pas marrjes se informatës, se në fshatin Polac, në vendin e quajtur ‘’Mali i Kerollve’’ ka të shtëna me armë zjarri, njësitë policore kanë arritur ta bëjnë identifikimin e vendit të ngjarjes, dhe ta ndalojnë veturën e dyshuar, ku gjatë kontrollimit në veture ju është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjate AK-47, një karikator si dhe 6 gëzhoja si provë materiale nga i dyshuari G.S., 22 vjeçar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo komunikatën e plotë nga Policia:

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës, me datën 02 dhe 03 mars 2017, në zonën e Skenderaj, kanë konfiskuar dy armë zjarri AK 47.

Me datën 02 mars 2017, rreth orës 14:45, pas marrjes se informatës, se në fshatin Polac, në vendin e quajtur ‘’Mali i Kerollve’’ ka të shtëna me armë zjarri, njësitë policore kanë arritur ta bëjnë identifikimin e vendit të ngjarjes, dhe ta ndalojnë veturën e dyshuar, ku gjatë kontrollimit në veture ju është gjetur dhe konfiskuar një armë e gjate AK-47, një karikator si dhe 6 gëzhoja si provë materiale nga i dyshuari G.S., 22 vjeçar.

Ndërsa sot, me datën 03.04.2017, rreth orës 09:02, është pranuar një informatë se në fshatin Runik ka të shtëna me armë zjarri, dhe njësitë policore kanë arritur ta lokalizojnë vendin e ngjarjes, kanë kontaktuar të dyshuarin A.S.,63 vjeçar, i cili edhe ka pranuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në shenjë gëzimi, ku si provë materiale është konfiskuar një armë e gjatë e tipit AK-47, një karikator, 35 fishek dhe një gëzhojë.

Për rastet e lartcekura janë arrestuar dy persona G.S., 22 vjeçar dhe A.S.,63 vjeçar, të cilët pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të shtetit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre janë iniciuar rasti për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’’.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *