Home / Lajme / Botë / Policia zbulon mashtrime të mëdha me vizat e punës në Gjerman

Policia zbulon mashtrime të mëdha me vizat e punës në Gjerman

Dy viktima meshkuj shqiptarë me 11.04.2017 kanë raportuar se në muajin nëntor janë takuar me tre të dyshuar meshkuj po ashtu shqiptarë me të cilët kanë arritur një marrëveshje për rregullimin e vizave të punës në shtetin gjerman, ku viktimat duhej të paguanin 2500 € për person.

Siç bën të ditur policia, viktimat pagesën fillestare kanë bërë 400 € dhe në muajin janar kanë dhënë edhe nga 1000 € dhe më pas personat e dyshuar u kanë dhënë kopjet e kontratave të punës.

Viktimat me datën 23.03.2017 janë paraqitur në ambasadën gjermane dhe nga punëtori i ambasadës janë njoftuar se kontratat e punës nuk janë të vlefshme.

Ngjarja ka ndodhur në Vushtrri. Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *