Home / Lajme / Maqedoni / Pollozhani: Ministri i brendshëm shqiptar më duket si një gjel pa pupla

Pollozhani: Ministri i brendshëm shqiptar më duket si një gjel pa pupla

Shpëtim Pollozhani nga shoqata e të burgosurve politik në Maqedoni ka komentuar ngjarjet e djeshme në Parlamentin e Maqedonis.

Në profilin e tij në facebook Pollozhani shkruan:

 Presidenti Ivanov u zgjodh pasi koalicioni VMRO-BDI e rrezoi cenzusin ne 40 perqind, po ky koalicion e votoi ligjin per transferim te gjithe kompetencave te ministrit te brendshem tek drejtorri i Drejtorise per sigurim publik- Çavkov, kuader agresiv i VMRO-DPMNE, me ç’rast ministri i brendshem shqiptar me duket si nje gjel pa pupla i hypur permbi nje gardh ( kaqe kompetenca sa ky i puneve te brendshme kane te shtate ministrat shqiptare ne qeneferine e Gruevskit). Parlamentin e siguronin vetem dhjete ,,forca speciale”???!!!. Vetem njezet police munden ti bllokojne shkallet, te cilat çojne ne sallen e Parlamantit. Ne krye te huliganeve grueviste gjithnje jane perfaqesues te policise sekrete dhe si gjithnje treshi i njohur i Grujos, Ilija Dimovski, Antonio Milloshovski i Kerçoves dhe Vllatko Gjorçev.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *