Home / Kryesoret / Poposki: Fajin për krizën e ka Brukseli – (VIDEO)

Poposki: Fajin për krizën e ka Brukseli – (VIDEO)

Shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Poposki fajin për krizën e rëndë në vend ia faturoi Brukselit. Poposki tha se nëse vendi do të kishte perspektivë të qartë evropiane atëherë situata politike nuk do të përkeqësohej. Ai madje tha se edhe kapërcimi i krizës politike varet nga BE-ja respektivisht fillimi i bisedimeve për anëtarësimin e vendit në familjen evropiane.

“Pjesa më e madhe e arsyeve për krizën e thellë politike lidhen sigurisht me mungesën e perspektivës së qartë për integrimin evropian të vendit. Sigurisht që edhe zgjidhjet duhet t’i kërkojmë në kuadër të kthimit të kredibilitetit dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pa ndodhur një gjë e tillë shumë vështirë mund të kapërcehen edhe sfidat aktuale të politikës së brendshme – tha Nikolla Poposki, Ministër i Jashtëm, transmeton Televizioni Koha.

Popovski mori pjesë në diskutimin në parlamentin evropian që ka të bëjë me raportin për Maqedoninë, Sipas tij më shumë është bërë fjalë për rikthimin e perspektivës evropiane të vendit. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *