Home / Lajme / Rajon / Pranga tre hajdutëve të mitur, vodhën me dhunë dy bashkëmoshtarë

Pranga tre hajdutëve të mitur, vodhën me dhunë dy bashkëmoshtarë

Tre të mitur janë arrestuar nga policia e Pogradecit, pasi akuzohen se kanë vjedhur me dhunë dhe të maskuar dy bashkëmoshtarët e tyre.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve :

  1. N.K, 16 vjeç
  2. L.B, 16 vjeç
  3. L.Sh, 16 vjeç, të tre banues në Pogradec.

“Arrestimi i tyre u bë pas kallëzimit  të bërë më datë 26.04.2017 nga shtetasit G.Ç, 16 vjeç dhe M.O, 14 vjeç, të dy banues në Pogradec, të cilët kanë deklaruar se në një rrugicë në lagjen nr 1 në Pogradec, u kanë dalë tre persona të maskuar të cilët i kanë goditur dhe iu kanë marrë me dhunë këtyre  të fundit një telefon celular të markës “Samsung Galaxy S6” në pronësi të G.Ç,  si edhe një varëse argjendi të cilën e mbante në qafë shtetasi M.O.Menjëherë pas marrjes të këtij njoftimi, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë koordinuar veprimet e tyre, të cilët  duke siguruar edhe informacione në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të kësaj ngjarje dhe kapjen në flagrancë të tyre”, sqaron policia.

Tre shtetasve të mësipërm, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale telefoni celular si edhe varësja .

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë për të mitur për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 139 e 25 të Kodit Penal.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *