Home / Lajme / Botë / Prej nesër diçka e tmerrshme ndodh në mes Rusisë dhe SHBA-së

Prej nesër diçka e tmerrshme ndodh në mes Rusisë dhe SHBA-së

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nga nesër do të ndalojë “vijën e kuqe” me Pentagon, u njoftua sonte në Moskë, transmeton TetovaSot.

Nota e protestës tashmë është paraqitur në atasheun ushtarak të SHBA-së, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, Igor Konashenkov.

“Para një ore në Ministrinë ruse është thirrur atasheu ushtarak i Ambasadës Amerikane, të cilit zyrtarisht ua dorëzuar nota e protestës për atë se pala ruse nga 8 prill pushon për të përmbushur detyrimet e saja në suaza të Memorandumit të Mirëkuptimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Pentagonit, në mënyrë për të parandaluar aksidentet dhe të sigurimit të sigurisë për fluturimet e avionëve në kuadër të operacioneve në Siri”, tha ai.

Më parë sot, zëdhënësi i Pentagonit, Geoff Davis tha se paraprakisht ushtria amerikane e ka informuar Rusinë në lidhje me sulmin në bazën ajrore siriane dhe se sulmi nuk ka goditur pjesë të bazës e cila besohet të jenë rusët.

Në anën tjetër, sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson tha se Uashingtoni “nuk ka kërkuar asnjë leje nga Moska.”

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *