Home / Kryesoret / Prej nesër vazhdojnë protestat – (VIDEO)

Prej nesër vazhdojnë protestat – (VIDEO)

Organizatorët e protestave për Maqedoni të bashkuar tashmë 50 ditë resht protestojnë rrugëve të Maqedonisë kundër platformës së Tiranës. Ata kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë prej nesër edhe më masovikisht për të protestuar në rrugët e Maqedonisë deri sa të tërhiqet platforma e partive shqiptare, pohuan organizatorët gjatë një manifestimi sot në Shkup, ku në mënyrë simbolike u shënuan 50 ditë që nga fillimi i këtyre protestave.

“Qytetarët në kuadër të inicicativës për Maqedoni të bashkuar, tashmë 50 ditë kanë dalur në rrugë.Kemi qenë shumë dhe nëse ka nevojë do të jemi akoma më shumë në numër.Sot në mënyrë solemne shënojnë 50 ditëshin që lur filluam të protestojmë. Prej nesër do të vazhdojmë poashtu me protestat nëse kërkesat tona nuk realizohen dhe ndër kërkesat kryesore është që të tërhiqet platforma që është nënshkruar në një shtet tjetër dhe nga një kryeministër tjetër. Ne do të jemi në rrugë deri në atë moment kur do të realizohen kërkesat tona”, theksuan organizatorët, transmeton Televizioni Koha.

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *