Home / Lajme / Botë / Prej sot kosovarët e kanë më vështirë të kalojnë ilegalisht në Zvicër

Prej sot kosovarët e kanë më vështirë të kalojnë ilegalisht në Zvicër

Problemi me kalimet ilegale të kufirit jugor (me Italinë) të Zvicrës janë bërë burim shqetësimi edhe për Bernën zyrtare.
Rojet kufitare në atë segment kufiri janë të mbingarkuara me punë ndërsa nuk shihet ndonjë zgjidhje e shpejtë në drejtim të rritjes së numrit të trupave në fjalë. Shqetësimi bëhet edhe më i madh për shkak të rrezikut që përmes kufijve të depërtojnë në Zvicër edhe terroristë, në mesin e refugjatëve nga zonat e luftës në Siri e gjetiu.

Në këtë kontekst, ministri i financave, Ueli Maurer ka propozuar një masë tjetër: angazhimin e shërbimeve private të sigurimit. Rojet kufitare janë nën kompetencën e Ministrisë së Financave që e drejton Maurer.

Maurer në emisionin “Samstagrundschau” ka thënë se kjo zgjidhje megjithatë ka mangësitë e saj: punonjësit e shërbimeve private të sigurimit janë më pak të trajnuar dhe po ashtu do të kushtonin më shumë se rojet kufitare. Ai po ashtu nuk ka dashur të përmend numrin e punëtorëve që do të ishte i mjaftueshëm për këtë detyrë. Kohë më parë ai kishte kërkuar përforcim të rokave kufitare me 50 policë ushtarakë, gjë që ishte hedhur poshtë nga Këshilli Federal.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *