Home / Lajme / Maqedoni / Prej të hënës pritet rënie e temperaturave

Prej të hënës pritet rënie e temperaturave

Rënie e temperaturave për pesë deri gjashtë gradë pritet prej nesër në mbrëmje, kur Maqedoninë do ta kaplojë një valë e lagësht, e shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar veriore, transmeton Gazeta Express.

Siç informoi DPHM, ndry<shimi i motit do të fillojë nesër pasdite dhe në orët e mbrëmjes kur, vende-vende pritet të bien edhe mbi 25 litra në metër katror. Reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima priten posaçërisht në pjesët veriperëndimore dhe lindore të vendit. Edhe të hënën do të ektë reshje të kohëpaskohshme të shiut, më së shumti paradite. Nga fundi i  ditës dhe natës drejt të martës vranësirat do të zvogëlohen, por do të mbiqendrojë mot me erë dhe më i freskët. Temperaturat e mëngjesit të martën dhe të premten e javës së ardhshme diku-diku do të bijnë edhe nën zero, ndërsa maksimalet do të lëvizin prej 17 deri 20 gradë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *