Home / Lajme / Prerja e flokëve të kësaj gruaje që ka luftuar me depresionin ka prekur thellë njerëzit

Prerja e flokëve të kësaj gruaje që ka luftuar me depresionin ka prekur thellë njerëzit

Kur njerëzit ballafaqohen me depresionin, efektet e tij manifestohen si në mënyrë të përgjithshme ashtu edhe shumë personale – por gjëja më e vështirë është kontrolli dhe mbajtja e vetë-kujdesit. Kohët e fundit, stilistja e flokëve, Kate Langman në sallonin e saj të bukurisë është ballafaquar me një kliente e cila luftonte po këtë sëmundje dhe prerja e flokëve të saj në gjendjen e mëparshme dhe më pas është bërë shumë virale sidomos tek njerëzit që luftonin me gjendjet e shëndetit mendor të tyre.

Klientja anonime fillimisht kishte ardhur disa javë para terminit kishte kërkuar ndihmë për flokët e saj që ishin bërë një rrëmujë e tërë si pasojë e qëndrimit në shtrat e cila nuk ishte zgjuar nga shtrati pothuajse për 6 muaj. Flokët e saj ishin një rrëmujë e tërë katastrofike gjë që kishin formuar një nyje gjigande prapa flokëve qe nuk mund ta zgjidhte asesi.

Për klienten në fjalë ishte e rëndësishme që flokët të mbeteshin të gjatë, kështu që Langman i ofroi mënjëherë një takim për të ardhur ditën e ardhshme që të mund t’ia zgjidhte problemin. Kështu kjo grua erdhi në sallon dhe Langman vërtetë bëri magji në flokët e saj.

Nuk ishte aspak punë e lehtë, pasi iu deshën orë të tëra për të shkrehur nyjet e formuara, përreth katër orë shkrehje dhe tri orë ngjyrosje duke marrë kështu tetë orë të plota për transformimin e saj. Por ia vlejti përpjekja e gjatë.

Deri në fund të procesit stilistja arrit të shohë plot jetë dhe shkëlqim në sytë e saj dhe emocione pafund për rikthimin në gjendjen normale. Kështu, Langman shkroi status në facebook “Sot ndryshova jetën e dikujt dhe kurrë nuk do ta harroj këtë ndjesi”.

Kështu, kjo u bë mënjëherë virale jo vetëm për faktin inspirues, por për shkak se shumë njerëz mund ta gjenin veten në këtë gjendje. U shkruajtën me mijëra komente duke ndarë përvojat e tilla dhe luftën me depresionin. Gjithçka që kishte rëndësi ishte mungesa e gjykimit dhe gatishmëria për të ndihmuar. Në fund flokët e saj ishin një mrekulli e vërtetë!

Si reagim ndaj lamtumirës me klienten e saj, Langman tregoi një akt të vogël mirësie duke potencuar se durimi dhe kujdesi për një person tjetër është një përparësi dhe virtyt i personalitetit tuaj dhe fuqia e pamatur për të ndryshuar jetën e ndokujt që ka nevojë./femra.net/

Gjithashtu lexo

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *