Home / Lajme / Maqedoni / Presidenti bullgar: Gjendja në Maqedoni është alarmante, pres që BE-ja të ndihmojë

Presidenti bullgar: Gjendja në Maqedoni është alarmante, pres që BE-ja të ndihmojë

Presidenti bullgar, Ruman Radev sot me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë,  Federica Mogherini kanë folur për situatën në Maqedoni.

Ai i përshkroi bisedimet si të detajuara, raporton BTA. “Ne diskutuam shumë tërësisht për situatën në Maqedoni. Ajo është alarmante”, tha Radev.

“Kam garanci se çështja e Maqedonisë do të vendoset shumë seriozisht dhe se pres që të mbështetet vizioni jonë se BE-ja duhet të ndihmojë në rindërtimin e dialogut mes partive dhe ndërmjet institucioneve. Kjo është më e rëndësishme për ruajtjen e sigurisë në rajon”, theksoi Presidenti i Bullgarisë, i cili ka marrë pjesë në Këshillin e jashtëzakonshëm Evropian në Bruksel.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *