Home / Lajme / Rajon / Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dorëzohet për ushtrinë, tërheq propozimin e tij

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dorëzohet për ushtrinë, tërheq propozimin e tij

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për transformimin e FSK-së ka treguar se sot i ka dërguar letër kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, dhe Qeverisë për tërheqjen e propozimin të tij për krijimin e ushtrisë

Presidenti Thaçi ka treguar se i ka dërguar letër Kuvendit dhe Qeverisë për tërheqjen e propozimit të tij për themelimin e ushtrisë me anë të ligjit, derisa ka shtuar se nuk do të lejojë abuzim nga askush në këtë proces.

Thaçi në këtë konferencë ka thënë se këtë iniciativë ligjore për transformimin e FSK-së e ka ndërmarrë në një moment të caktuar, pasi, siç thotë ai, ishin shterur të gjitha mundësitë tjera për themelimin e ushtrisë me anë të Kushtetutës.

Presidenti ka thënë se përfaqësuesit e Listës Srpska për gjashtë muaj me radhë kishin bojkotuar Kuvendin, e kështu duke bërë të pamundur të sigurojnë përkrahje dhe përfshirjen e tyre në këtë proces.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *