Home / Lajme / Rajon / Presidenti i ri/ Ruçi: Nëse opozita nuk vjen të enjten djegim dhe raundin e tretë

Presidenti i ri/ Ruçi: Nëse opozita nuk vjen të enjten djegim dhe raundin e tretë

Kreu i grupit parlamentar të PS Gramoz Ruçi, është shprehur në mbledhjen e grupit të selisë rozë se maxhoranca është në pritje të opozitës për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Ruçi ka paralajmëruar se edhe raundi i tretë që do të zhvillohet të enjten mund të digjet nëse opozita nuk do të bëhet pjesë e procesit.

“Seanca e së enjtes do të jetë e ndarë në dy pjesë, ligjet dhe seanca për Presidentin. Përsa i përket zgjedhjes së Presidentit, jemi në pritje të negociatave të nesërme me zyrtaret europianë. Në rast se opozita nuk bëhet pjesë e procesit, edhe këtë të enjte pritet të mos këtë emër, duke djegur raundin e tretë” tha Ruçi në mbledhjen e grupit te PS.

Këtë javë pritet të ketë zhvillime të reja politike pasi në Tiranë do të vijnë përfaqësuesit e Parlamentit Europian dhe ndërmjetësuesi McAllister I CDU0së së Merkel.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *