Home / Lajme / Maqedoni / Prezantim i hulumtimit në sektorët transport dhe energjetikë

Prezantim i hulumtimit në sektorët transport dhe energjetikë

Në organizim të Analitika tink-tenk, sot do të prezantohen rezultatet nga hulumtimi “Gjendja në sektorët transport dhe energjetikë në Republikën e Maqedonisë, si deri në përshpejtim të proceseve reformuese”, mbështetur nga BE projekti “IPA2 Mekanizëm” i realizuar nga Eurotink, Eko-svest, Reaktor dhe Zenit.

Sipas organizatorëve, ideja e këtij hulumtimi është që të tregojë se cilët janë problemet kryesore në këto dy sektorë që po e ngecin avancimin dhe zhvillimin e tyre, nga analiza e së cilës do të dalin zgjidhje inovative për përshpejtim të përmbushjes së reformave në rrugën drejt BE-së.

“Konkluzion kryesor është se Maqedonia nuk ka përcaktim strategjik nga të gjithë palët e interesuara në krye me institucionet se në cilët drejtime do të zhvillohen sektorët transport dhe energjetikë. Më së shpeshti edhe nga e ekspozuara veçanërisht punohet në strategjitë, pa konsultime me sektorët e tjerë dhe prej këtu del pamundësia për zbatim të dokumenteve strategjike në realitet. Konkluzioni është se sektori i transportit është i pazhvilluar, mjaftueshëm ndot dhe nevojitet ndryshim i plotë i drejtimit të planifikimit strategjik të zgjidhjeve që të zvogëlohen emisionet, por edhe të rritet mobiliteti”, theksojnë nga Analitika tink-tenk.

Kjo, sipas organizatorëve, posaçërisht vlen për transportin urban. Konkluzioni i njëjtë është edhe për sektorin e energjetikës, thonë se disa probleme të caktuara zvarriten me vite, më së shumti kontribuon për ndotjen, thuajse tërësisht mbështetet në derivatet fosile, importi është tejet i madh, i pamjaftueshëm është zhvillimi në burimet ripërtëritëse të energjisë, dhe nuk ka mbështetje të mjaftueshme nga institucionet që ligjërisht dhe juridikisht ta ndihmojnë zhvillimin e këtij sektori.

“Nevojitet harmonizim i drejtimeve strategjike të bartësve të ndryshëm të vendimeve dhe në përgjithësi të gjithë shtetit për atë se si do të zhvillohen këto dy sektorë, nevojitet përkushtueshmëri serioze, resurse njerëzore dhe financa vendi të mund të kapë hapin me Evropën”, theksojnë nga Analitika tink-tenk

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *