Home / Lajme / Kronika e zezë / Prezantohen si polic, legjitimojnë mysafirët në kafene – (VIDEO)

Prezantohen si polic, legjitimojnë mysafirët në kafene – (VIDEO)

Pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, të dielën  rreth orës 2 kanë arrestuar 68 vjeçarin me iniciale M.J si dhe 30 vjeçarin me iniciale D.S që të dy nga Novosellë e  Tetovës, të cilët më parë kanë qëndruar në një objekt hotelerik në Kopanicë dhe dukshëm të alkoholizuar kanë filluar që të legjitimojnë të ftuarit, duke u prezantuar se janë inspektorë nga Ministria e Punëve të Brendëshme. Menjëherë që të dy kanë nxjerrë pistoletat dhe kanë kërkuar që të shërbehen me pije. Pas arrestimit të tyre,nga M.J është konfiskuar një pistoletë e tipit “ Zastava Magnum 357”, me gjashtë plumba , ndërsa nga D.S pistoleta e tipit “Parabelum 9 Milimetër”, me karrikator të zbrazuar, të cilin është munduar që ta hudh në një kontejner, dhe të cilat pistoleta në mënyrë të paligjshme i kanë poseduar. Në veturën e tyre të tipit “Ford Ka”, me targa të Tetovës janë gjetur edhe 8 gëzhoja pëlumbash. Gjithçka që është gjetur është fotodokumentuar dhe me vërtetim është marrë për analizë, përderisa që të dy të arrestuarit janë mbajtur në stacion policorë dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit si dhe të gjitha detajeve që ndërlidhen me rastin në fjalë, pas çka dy të involvuarit në këtë rast do të ballafaqohen me padi adekuate.

 

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *