Home / Kryesoret / Prindërit dhe fëmijët me nevoja të veçanta largohen prej Kuvendit të Maqedonisë

Prindërit dhe fëmijët me nevoja të veçanta largohen prej Kuvendit të Maqedonisë

Prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta sot prishën tendat e tyre të cilat i kishin vendosur para Kuvendit të Maqedonis. Ata qëndruan tre ditë, siç edhe planifikuam, por paralajmëruan se do të kthehen përsëri,

Përderisa ishin aty filluan të mbledhin nënshkrime nga qytetarët për të filluar iniciativë për ndryshime ligjore. Ata shpresonin se me procedura do ta ngrisin vetëdijen e organeve kompetente për të zgjidhur problemet e tyre.

Gjatë ditëve që qëndorinin në tendat e tyre para Kuvendit, prindërit u takuan me ministrin e punës dhe politikës sociale, Ibrahim Ibrahimi, si dhe me deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe të LSDM-së. Premtime morën nga të gjitha palët, por prindërit i pranuan me rezerva për shkak se për problemet e njëjta kanë apeluar edhe më herët.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *