Home / Kuriozitete / Priste që kanceri t’i merrte shpirtin, vajza la një mesazh prekës për botën

Priste që kanceri t’i merrte shpirtin, vajza la një mesazh prekës për botën

Orchard, 12 vjeçe, luftoi një betejë të guximshme me kancerin, por vdiq tragjikisht javën e shkuar.
Ajo vuante nga një kancer i rrallë kockash. Familja e saj gjeti pak ditë pas vdekjes së vajzës një mesazh prekës në pjesën e pasme të pasqyrës në dhomën e saj.
Ajo kishte filluar ta shkruante që kur u diagnostikua me kancer në dhjetor të vitit të kaluar. Vajza shkruante:
“Çdo ditë është e veçantë, shijoje. Mund të zbulosh se ke një sëmundje vdekjeprurëse nesër ndaj kalo bukur çdo ditë. Jeta është e keqe vetëm nëse ti e bën të tillë. Lumturia varet nga ne… Ndoshta nuk ka rëndësi fundi i lumtur, por historia… Qëllimi i jetës është një jetë me qëllim. Dashuria nuk ka të bëjë me gjetjen e dikujt për të kaluar jetën, ka të bëjë me gjetjen e dikujt pa të cilin nuk mund të bësh përpara. Lumturia është një drejtim, jo një destinacion”

Gjithashtu lexo

Shitet shtëpia më e lartë në botë (Foto/Video)

Shtëpia më e lartë në botë e njohur si “Falkon nest” në Prescott të Arizonës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *