Home / Kryesoret / Pritje më të volitshme për vëllimin e prodhimtarisë në industrinë e përpunimit

Pritje më të volitshme për vëllimin e prodhimtarisë në industrinë e përpunimit

Situata ekonomike e firmave në industrinë e përpunimit në muajin mars në krahasim me muajin shkurt të këtij viti është më pak e volitshme, ndërsa është e volitshme në krahasim me marsin e vitit të kaluar, vlerësojnë udhëheqësit e formave të cilët presin që të rritte numri i të punësuarve, bëri të ditur sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Situata e sigurisë së prodhimtarisë në industrinë e përpunimit me porosi në krahasim me shkurtin e këtij viti, është më e volitshme, pritjet për vëllimin e prodhimtarisë në tre muajt e ardhshëm janë më të volitshme në krahasim me muajin paraprak, ndërsa rezervat e prodhimeve të gatshme janë zvogëluar në krahasim me shkurtin.

Sipas vlerësimit të udhëheqësve të firmave, indikatori i besimit në industrinë e përpunimit është rritur për 0,3 për qind në mars në krahasim me shkurtin e këtij vitit, ndërsa në krahasim me marsin e viti të kaluar për 3,3 për qind pikë.

Shfrytëzimi mesatar i kapaciteteve të subjekteve afariste në mars të këtij viti arrin 65,3 për qind nga shfrytëzimi normal. Ndikim më të madh të kufizimit të vëllimit të prodhimtarisë kanë konsumi i pamjaftueshëm i huaj me 22,5 për qind, konsumi i pamjaftueshëm vendor me 19,7 për qind, mungesa e fuqisë së kualifikuar të punës me 16,3 për qind dhe mjedisi i pasigurt ekonomik me 12,6 për qind

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *