Home / Lajme / Kronika e zezë / Prizren: Lëndohet rendë 17 vjeçari

Prizren: Lëndohet rendë 17 vjeçari

Një person i moshës 17 vjeç ka pësuar lëndime të rënda trupore në rrugën ‘Xhavit Bajraktari’, në Prizren. I njëjti bashkë me shokun e tij kishte hyrë në një shtëpi në këtë qytet për të vjedhur derisa të njëjtit ishin vërejtur nga pronari i banesës.

Në tentative për të ikur nga vendi ngjarjes njëri nga të dyshuarit për vjedhje kishte kërcyer nga ballkoni i ndërtesës me ç’rast ka marrë lëndime të rënda trupore.

I lënduari është përcjell nga emergjenca për në Spitalin Rajonal në Prizren e pasi i është dhënë ndihma e parë është dërguar në QKUK në Prishtinë. I dyshuari i dytë është arrestuar e më pas është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të procedohet sipas procedurës së rregullt.

Gjithashtu lexo

Bogovinë, vidhet stoli ari me vlerë 36.000 euro

Vjedhje e rëndë prej 2.250.000 denarë ka ndodhur dje në fshatin e Tetovës në Bogovinë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *