Home / Lajme / Kronika e zezë / Prokuroria e Tetovës jep detaje rreth incidentit te djeshëm në Pallaticë të Tetovës

Prokuroria e Tetovës jep detaje rreth incidentit te djeshëm në Pallaticë të Tetovës

Për incidentit e djeshëm e cila ndodhi në shkollën fillore në Pallaticë të komunës së Zhelinës, ku dje edhe portali TetovaSot ka shkruar për këtë sulm që ka ndodhur. Sot Prokuroria e Tetovës jep detaje ku siç thuhet se në atë incident janë të përfshirë, 17-vjeçari nga Shkupi me vendbanim të regjistruar në fshatin Pallaticë i cili ka gjuajtur një plumb drejt nxënësit të klasës së shtatë të shkollës fillore në Pallaticë, transmeton TetovaSot.

Dje pasdite, në oborrin e shkollës fillore “Fan Noli”, në fshatin Pallaticë një nxënës i kësaj shkolle në Komunën Zhelinës i cili ishte nxënës në klasën e shtatë ka pësuar një plagë me armë zjarri dhe ishte në gjendje kritike.

Ngjarja ndodhi kur 17-vjeçari nga Shkupi me vendbanim të regjistruar në Palllaticë ka gjuajtur një plumb drejt 12 vjeçarit në klasën e shtatë. Nxënësit për shkak të ashpërsisë së lëndimeve është transferuar në Qendrën Emergjente në Shkup dhe është kryer operacioni dhe i cili është në gjendje kritike.

“Në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale në Tetovë dhe prokurorit kompetent nga Zyra e Prokurorit Publik – Tetovë për të gjykuar fëmijën në Gjykatën themelore në Tetovë është propozuar masa për të siguruar kundërvajtësin – për vrasje sipas Nenit.123 paragrafi 1 në lidhje me Nenin.19 të Kodit Penal”, thuhet mes tjerash nga PTHP në Tetovë.

Prokuroria publike – Tetovë ka informuar se janë duke marrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për të zgjidhur çështjen.

Gjithashtu lexo

Shqyrtohet mundësia për punën në dy turne të kopshteve

Qeveria e Maqedonisë është duke e shqyrtuar mundësinë për të vendosur orar në dy turne …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *