Home / Lajme / Prononcohet Xhaferi, pas dhunës në Kuvend

Prononcohet Xhaferi, pas dhunës në Kuvend

Kryetari historik shqiptar i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i zgjedhur dje në një seancë të jashtëzakonshme, ka komentuar situatën e mbrëmshme.

Ai ka thënë se ajo që ka ndodhur mbrëmë në Maqedoni do të ketë pasojat e veta.

“Situatë e vështirë. Veprimet e mbrëmshme do të kenë pasojat e veta”, ka thënë Xhaferi për zeri.info.

Megjithatë ai ka shtuar se tani pritet që gjithçka të bie në vendin e vet, ndërkohë që ka konfirmuar se deputetët shqiptarë janë mirë.

“Ne u evakuam menjëherë dhe nuk ishim më në rrezik. Sidoqoftë, tani besoj që gjithçka do të bie në vendin e vet”, ka shtuar Xhaferi.

Ndërkohë dje me tu zgjedhur kryetar i Kuvendit, Xhaferi ka premtuar se si kryetar i zgjedhur edhe pse në këto rrethana në asnjë mënyrë nuk do lejojë uzurpim të institucioneve.

Gjithashtu lexo

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *