Home / Lajme / Rajon / Propozimi i Sterkaj – Kush dorëzon një armë, t’i jepet një laptop ose kompjuter!

Propozimi i Sterkaj – Kush dorëzon një armë, t’i jepet një laptop ose kompjuter!

Komisioni i Sigurisë Kombëtare e mbylli punën e tij për këtë legjislaturë me shtyrjen e  ligjit për dorëzimin e armëve pa leje deri në 31 dhjetor të vitit 2017.

Deputetët socialistët bashkë me shtyrjen, propozuan që ligji të parashikojë dhe stimuj materialë.

Sterkaj: Unë do të kisha propozuar një armë, një vit internet pa pagesë, një armë një lap top, një armë një kompjuter.

Deputeti i LSI-së, Flamur Çela, i bëri thirrje qytetarëve që disponojnë armë pa leje, të përfitojnë nga amnistia.

Çela: Janë armë potenciale për krime të cilat ndodhin edhe në momente gjaknxehtësie dhe janë një derë burgu për secilin që e ka në shtëpi në mënyrë të pavullnetshme. Ju lutem dorëzojeni.

Deri  në fund të këtij viti, çdo qytetar që disponon armë pa leje mund ta dorëzojë pa iu nënshtruar asnjë penaliteti ligjor.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *