Home / Lajme / Rajon / Protestë në Prishtinë: Vrasësit të Zejnepe Berishës duhet t’i jepen më shumë se 20 vjet burg

Protestë në Prishtinë: Vrasësit të Zejnepe Berishës duhet t’i jepen më shumë se 20 vjet burg

Një grup qytetarësh dhe familjarë të së ndjerës Zejnepe Berisha kanë protestuar sot në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke kundërshtuar kështu vendimin e Gjykatës së Prizrenit, e cila dënoi Nebih Berishën me 12 vite burg për vrasjen e gruas së tij, Zejnepes.
Motra e Zejnepes, Hajrie Thaçi me këtë rast tha se ky është një dënim shumë i ultë.

“Fëmija kanë mendu që ja japin 20 vjet e më lartë, na krejt kemi mendu ashtu. Kur e kemi ndëgju lajmin që 12 vjet, sikur të kish qenë në rrugë me e bo një ndeshje edhe me kalu. E meriton më tepër, ka bo krim, çka nuk ka bo kërkush në Kosovë. Gjithmonë ka qenë e shkelur. 16 vjet më të ka jetu, 16 ditë të mira nuk i ka pasë”, ka shtuar ajo.

Ndryshe, Nebih Berisha është  dënuar me 12 vjet e gjashtë muaj burg për vrasjen bashkëshortes së tij Zejnepe Berishës.

Ai akuzohet se në mbrëmjen e 23 tetorit 2015 në shtëpinë e tij duke përdorur një thikë e privoi nga jeta bashkëshorten Zejnepe Berisha dhe i shkaktoi lëndime trupore vajzës së tij.

Vrasja e Zejnepe Berishës kishte nxitur reagime të shumta nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe komuniteti në Suharekë.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *