Home / Kryesoret / Protestojnë prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta – (VIDEO)

Protestojnë prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta – (VIDEO)

Prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta sot para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë kanë vendosur tenda në të cilat do të qëndrojnë tre ditë dhe do t’i përsëritin kërkesat të cilat siç thonë i kanë dorëzuar deri te të gjitha institucionet relevante dhe deri te partitë para heshtjes zgjedhore. Ata theksojnë se kërkesat janë të realizueshme dhe se shumë pak duhet të bëhet për të hyrë në funksion me çka do t’ju përmirësohen kushtet e fëmijëve me nevoja të veçanta, transmeton Televizioni Koha.

Zoran Mijallkov, prind i një fëmije me nevoja të veçanta tha se një nga kërkesat është edhe sigurimi i ardhmërisë së fëmijëve të tyre pas vdekjes së prindërve edhe atë përmes pronës së tyre të cilën do t’ia lëshojnë shtetit, ndërsa si shkëmbim shteti të kujdeset për ta deri në fund të jetës me sigurimin e kushteve të përshtatshme.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Ibrahim Ibrahimi i vizitoi prindërit dhe iu premtoi se do të realizojë takim me ta sepse, siç tha, veç më i ka marrë kërkesat dhe se për shumicën e tyre ai do të japë mbështetje, transmeton Televizioni Koha.

Sipas Shoqatës së prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta, kërkesat mund të realizohen për gjashtë muaj, ndërsa një pjesë e tyre për tre vjet, sepse, siç thonë, kërkesat nuk kanë kurrfarë implikime financiare, por janë vetëm korrigjim i lojës së fjalëve të cilat negativisht reflektohen në situatat e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe të prindërve. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *