Home / Lajme / Rajon / PS-LSI bëhen bashkë, letër KQZ-së të shtyjë afatin e regjistrimit në zgjedhje

PS-LSI bëhen bashkë, letër KQZ-së të shtyjë afatin e regjistrimit në zgjedhje

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë bërë bashkë, për t’i kërkuar përmes një letre Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që të shtyjë afatin e regjistrimit të koalicioneve në zgjedhje.

Kërkesa mësohet se është bërë një ditë më parë dhe është firmosur nga krerët e dy grupeve parlamentare, respektivisht nga Gramoz Ruçi dhe Luan Rama.

Kjo shihet si një përpjekje për të negociuar me opozitën, në një kohë që PS dhe LSI nuk kanë marrë vendim zyrtar për fatin e koalicionit.

Kujtojmë se sot është dita e fundit e regjistrimit në zgjedhje. Konkretisht, në orën 00:00 skadon afati ligjor për regjistrimin e koalicioneve.

Në një kohë që Partitë Politike tashmë prej dy muajsh janë të ndarë në qëndrimet e tyre mbajtja e zgjedhjeve në afatin e përcaktuar mbetet në pikëpyetje. Prej dy muajsh, opozita është shprehur për bojkot të zgjedhjeve duke kërkuar qeveri teknike si kushti për të marrë pjesë në proces.

Ndërkohë që kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, shprehet i bindur se zgjedhjet do të mbahen më 18 qershor, duke iu referuar për këtë argument të tijin Kushtetutës.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *