Home / Kryesoret / Pse “komandanti” që prishi Jugosllavinë, dje nuk ishte në front?

Pse “komandanti” që prishi Jugosllavinë, dje nuk ishte në front?

Me vjen keq që një deputet shqiptar (Ziadin Sela) u lëndua, më rënd nga të tjerët. Më vjen keq që kolegët e mij gazetar u ngujuan dhe qëndruan në stres me orë të tëra. (Sepse me 24 dhjetor 2014 un kam përjetuar dëbimin me dhunë nga ai objekt).

Por nuk e kuptoj, ama hiç, si ka mundësi që “komandanti” që “shkatërroi” Jugosllavinë dje nuk ishte në front!?

Si ka mundësi që “ushtarët” në Kuvend të këtij “komandanti” mos jenë cak i huliganëve, edhe pse disa ishin mes turmës (normal që nuk ja dëshitoj askujt të keqen dhe shyqyr që nuk ju ka ndodhur asgjë sepse janë prindër, vëllezër e motra të dikujt), por si nuk u vërejtën edhe pse ja “rrezikuan pushtetin Gruevskit”!?

Por ende spo e kuptoj, si ka mundësi që Ali Ahmeti dy ditë me radhë është në Kuvend, e takohet edhe me Zaevin, a sot kur duheshte ta votoj Talat Xhaferrin për kryetar Kuvendi, Ai mungon njëjt si Nikolla Gruevski? A, si ka mundësi!?/ Mefail Ismaili

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *