Home / Lajme / Botë / Pse u prishën raportet ndërmjet Amerikës dhe Rusisë?

Pse u prishën raportet ndërmjet Amerikës dhe Rusisë?

Gazeta amerikane The New York Times në editorialin e saj, ka bërë të ditur se ‘Presideni i Rusisë aspiron kontroll politik mbi shtetet fqinje’.

Në editorial thuhet se Putin dëshiron që Rusia të shihet si një fuqi botërore, shkruan B92.

Sot, raportet ndërmjet Amerikës dhe Rusisë kanë arritur në nivelin më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë, transmeton lajmi.net

“Unë mendoj se kjo lidhet direkt me akuzat që Amerika ia bëri Trumpit për lidhjet me Rusinë dhe që shkaktuan një situatë të pafavorshme”, ka deklaruar Momcillo Panteliq, një ish-korrespodent i ‘Politico’ nga Uashingtoni.

Përkundër ndërhyrje së SHBA-së në Siri me sulme ajrore dhe acarimit të raporteve me rusët, analisti ushtarak Aleksandar Radiq beson se kjo nuk mund të shkaktojë një konflikt ushtarak.

“Unë vlerësoj se nuk jemi në një situattë ku mund të shpërthej Lufta e tretë botërore për skak se amerikanët dhe rusët do të mbrojnë interesat e tyre, por me një nivel mirëkuptimi”, ka thënë Radiq.

Prishja e raporteve SHBA-Rusi mund të jetë edhe e habitshme duke marrë parasyh premtimin e Trumpit gjatë fushatës që do të përmiërsojë raportet me shtetin rus.

Gazetari Panteliq i ka akuzuar dy shtetet se po merren ndërmjet vete kurse shteti islamik po vazhdon me terrorin në shumë vende botërore.

“Ata duhet të kërkojnë fitore ndaj shtetit terrorist islamik, duhet të jenë të angazhuar në këtë punë, duhet të vazhdojnë me bisedime që të shmangen tragjeditë e mëtejshme në Siri”, tha ai.

Që nga koha e Luftës së Ftohtë, Uashingtoni dhe Moska kanë qenë shpesh në prag të luftës por në fund interesat e tyre ekonomike ishin një marrëveshje më e fortë se sulmet e mundshme ushtarake.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *