Home / Kryesoret / PSP-ja hyri në Telekomin e Maqedonisë – (VIDEO)

PSP-ja hyri në Telekomin e Maqedonisë – (VIDEO)

Një ekip në krye me prokuroren Speciale, Lençe Ristovska sot ka hyrë në ndërtesën administrative të “Telekomit të Maqedonisë”. Specialja njoftoi se ka realizuar takim me përfaqësuesit e kompanisë që të gjejnë zgjidhje për lëndët të cilat i heton kjo prokurori e që lidhen me përgjimin joligjor në vend. Prokuroria Speciale nuk zbardhi se me kë konkretisht është takuar në “Telekomin e Maqedonisë” pasi në njoftim theksojnë se takimet kanë qenë të nivelit më të lartë.

Ndryshe Gjykata Penale katër herë ka refuzuar të jep urdhër me të cilin specialja mund të hyjë në këtë kompani.  Provat të cilat i posedon Specialja tregojnë se përmes sistemeve për ndjekjen e komunikimeve nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë joligjore janë ndjekur 4286 numra të telefonit, pa urdhër gjyqësor. 1541 numra janë përgjuar edhe pse kishte përfunduar leja për regjistrim që e kishte dhënë gjykata. Nëse Prokuroria Speciale siguron provat nga Telekomi i Maqedonisë, atëherë do t’i rrumbullakonte rastet Target dhe Fortesa dhe më në fund do të zbardhej se kush ka përgjuar në mënyrë joligjore në Maqedoni.

 

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *