Home / Kryesoret / PTHP: Po punojmë për zbardhjen e dhunës në Kuvend

PTHP: Po punojmë për zbardhjen e dhunës në Kuvend

Në një deklaratë nga Zyra e Prokurorit Publik, bëjnë me dije se janë në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Brendshme në lidhje me identifikimin e pjesëmarrësve në trazirat që ndodhën në Kuvend dy ditë më parë dhe se prokurorët në detyrë po informohen rregullisht në lidhje me rrjedhën e ngjarjeve dhe po i japin udhëzime të mëtejshëm policisë.Aktualisht për këtë rast po punojnë gjashtë prokurorë publik, por sipas nevojave pritet të rritet numëri i tyre dhe kanë për qëllim sqarimin e shpejtë dhe efikas të këtyre ngjarjeve kriminale, thuhet në deklaratë.

Në lidhje me numrin e personave të ndaluar, Prokuroria Publike nuk ka dhënë asnjë detal për shkak të hetimeve të mëtejshme që po ndërmerren. Nga Zyra e Prokurorit Publik bëhet me dije se publiku do të njoftohet sapo të jenë krijuar kushtet dhe kur prokurorët publik kompetente të kenë vërtetuar faktet.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *