Home / Lajme / Kronika e zezë / Publikohen pamjet: Shqiptari tentoi të kalonte drogën duke e futur në tuba plastike (Video)

Publikohen pamjet: Shqiptari tentoi të kalonte drogën duke e futur në tuba plastike (Video)

Policia Kufitare e Kapshticës ka goditur një tjetër tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Në tentativë për të trafikuar drogën, trafikantët shqiptarë kanë gjetur forma nga më të ndryshmet për fshehjen e saj.

Sipas informacioneve zyrtare, Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare të Kapshticës arrestuan në flagrancë 60-vjeçarin Qani Mançe, banues në Tiranë, drejtues i kamionit ku u zbuluan 71 kg kanabis.

Në orët e para të ditës së sotme 60-vjeçari u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin kamion të markës “Scania” me targa AA273DY dhe rimorkio me targë TR0148K.

Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Doganën, për verifikim në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në pjesën e tavanit të rimorkios, mund të ishte fshehur lëndë narkotike.

Konkretisht në brendësi të tubave metalikë të cilët mbanin skeletin e mbulesës së rimorkios, u konstatuan 99 tuba të tjerë plastikë me ngjyrë portokalli.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, kanë bërë peshimin e lëndës narkotike së bashku me tubat plastikë ku në total pesha e tyre rezultoi 71 kg. /lapsi.al/

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *