Home / Sport / Publikohet video-skandali i radhës në futbollin kosovar (VIDEO)

Publikohet video-skandali i radhës në futbollin kosovar (VIDEO)

Vazhdimësia e skandaleve ka të bëj me një ndeshje të ligës së parë të futbollit kosovar. Ndeshja mes Ramiz Sadikut dhe Ballkanit ishte urdhëruar nga kryetari i klubit mysafir që ti falej skuadrës vendase.
Florim Kryeziu, kryetar i skuadrës së Ballkanit e kishte porositur trajnerin e skuadrës së tij, Gëzim Hasin që para ndeshjes të kumtonte lajmin se ndeshja duhej t’i falej Ramiz Sadikut.

Në një situatë të pakëndshme, të vështirë moralisht e profesionalisht, trajneri Gëzim Hasi ua kumton lajmin se kryetari ka dhënë urdhër që ndeshja duhej të lëshohej dhe se takimin duhej ta fitonte Ramiz Sadiku.

Megjithatë, Hasi nuk del nga niveli profesional duke iu thënë futbollistëve se ata të zgjedhin këtë situatë dhe nëse duan ta fitojnë lojën, atëherë le ta bëjnë këtë.

Futbollistët e Ballkanit treguan profesionalitet sportiv duke e mposhtur Ramiz Sadikun në terrenin mysafir me rezultat 1-2. Madje njëri nga futbollistët dëgjohet duke thënë se nuk do ta lëshojnë ndeshjen.

Pas kësaj fitoreje në skuadër plasën pakënaqësitë që për pasojë shpien largimin e disa futbollistëve në skuadër. Indeksonline do të iu mbajë të njoftuar edhe më në detaje për këtë rast, njëjtë siç pritet publikimi edhe i skandaleve të tjera në futbollin kosovar.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *