Home / Lajme / Botë / Putin flet për shpërthimin në metronë në Shën Peterburg

Putin flet për shpërthimin në metronë në Shën Peterburg

Presidenti rus Vlladimir Putin kumtoi se i ka marrë raportet e shërbimeve speciale për shpërthimin në metronë në Shën Peterburg, transmeton TASS.

“Veçmë kam biseduar me shefat e shërbimeve speciale, me drejtorin e Shërbimit federal për siguri (FBS)”, tha ai në takimin me kolegun e Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko.

Presidenti rus siguron se “organet e sigurisë dhe shërbimet speciale punojnë dhe i investojnë përpjekjet e tyre për t’i konfirmuar arsyet dhe të bëjnë vlerësim të plotë në atë çka ka ndodhur”.

“Autoritetet urbane dhe nëse duhet edhe ato federale, do t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme, për t’i mbështetur familjet e viktimave dhe qytetarët tanë të pësuar”, shtoi ai.

“Qeveria ruse i shqyrton të gjitha arsyet e mundshme për shpërthimin në metro në Sankt Petersburg, duke e përfshirë edhe terrorizmin”, tha Putin, cituar nga mediat britanike.

Në shpërthim janë plagosur 50 persona.

“Të pësuarve, ndihmë iu ofrojnë 17 automjete të ndihmës së parë mjekësore”, kumtoi në Tuiter Andrej Kibitov, drejtor i pres-shërbimit të guvernatorit të Shën Peterburgut.

Supozimet e para janë se shpërthimi është shkaktuar nga bomba e përpunuar me dorë, që përmbante predha, lajmëruan mediat ruse.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *