Home / Lajme / Botë / Putin: Lufta me terrorizmin dhe zgjidhjen e situatës në Lindjen e Afërt kërkojnë qasje të konsoliduara

Putin: Lufta me terrorizmin dhe zgjidhjen e situatës në Lindjen e Afërt kërkojnë qasje të konsoliduara

 Lufta me terrorizmin dhe zgjidhja e situatës në Lindjen e Afërt dhe në Afrikën Veriore kërkojnë qasje të konsoliduar dhe mirë të menduar, theksoi presidenti rus Vlladimir Putin në fjalimin para pjesëmarrësve në Konferencën e Moskës për siguri ndërkombëtare, që filloi sot në Moskë.

Përshëndetja u lexua në hapjen e konferencës nga ana e sekretarit të Këshillit rus të sigurisë Nikollaj Patrushev.

“Në konferencë duhet t’i kushtohet vëmendje speciale edhe problemeve lidhur me përballjen me të tjerët, jo më pak sfida të rëndësishme”, theksoi Putin.

Ai theksoi se konferenca tani më tradicionale në Moskë ka program të përforcuar dhe në të marrin pjesë pjesëmarrës autoritar nga një numër i madh i institucioneve ushtarake, organizata joqeveritare, nga mjedise shkencore dhe politike.

“Dialogu i ardhshëm, i drejtpërdrejtë dhe konstruktiv i përforcimit të partneritetit, sot është e domosdoshme”, theksoi Putin.

Midis temave themelore, si edhe vitin e kaluar, është lufta me terrorizmin.

“Agresioni terrorist edhe sot është mes kërcënimeve bazë për sigurinë ndërkombëtare, për çka është e nevojshme kundërshtim me qasje gjithëpërfshirëse të ndërlikuar”, deklaroi gjatë hapjes së konferencë ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shojgu.

Në mbajtjen e gjashtë të konferencës marrin pjesë 85 vende, duke i përfshirë edhe mbi 20 ministra të mbrojtjes.

Ftesa për konferencën janë dërguar deri te të gjitha vendet e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

SHBA-ja, sipas traditës refuzoi të marrë pjesë në konferencë.

Aleanca do të prezantohet vetëm nga koloneli Antonio Sandri, oficeri i misionit për lidhje me NATO-n në Moskë, lajmëron TASS.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *