Home / Lajme / Botë / Putin: Mund të kemi të tjera sulme kimike të rreme për të diskredituar Assad

Putin: Mund të kemi të tjera sulme kimike të rreme për të diskredituar Assad

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se Rusia ka informacion se Shtetet e Bashkuara do të nisin sulme të tjera me raketa në Siri dhe se kanë gjithashtu në plan të kryejnë sulme të tjera të rreme me armë kimike për të diskredituar autoritetet e vendit.

Putin, duke folur përkrah Presidentit italian Sergio Mattarella që po e vizitonte në Moskë, tha se Rusia toleronte kritikat e Perëndimit për rolin e saj në Siri por shpresonte që ato të zbuteshin. “Kemi informacion se të tjera provokime po përgatiten … në vende të tjera të Sirisë duke përfshirë dhe jugun e Damaskut, për të akuzuar qeverinë se po përdor armë kimike”, tha Putin, pa ofruar prova konkrete për deklaratat.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *