Home / Lajme / Botë / Putin: Sulmi i SHBA-së ndaj Sirisë agresion mbi një shtet sovran

Putin: Sulmi i SHBA-së ndaj Sirisë agresion mbi një shtet sovran

Sulmet amerikane ndaj Sirisë janë agresion kundër një shteti sovran, vlerëson presidenti rus, Vlladimir Putin.

“Putin vlerëson se sulmet amerikane ndaj Sirisë janë agresion ndaj një shteti sovran dhe mosrespektim i normave të së drejtës ndërkombëtare, me shkas të trilluar”, deklaroi zëdhënësi i Putinit, Dmitrij Peskov.

“Sulmi amerikan në mënyrë serioze i dëmtoi marrëdhëniet ruso-amerikane, të cilat edhe pa atë janë në gjendje të mjerueshme dhe pengon që në mënyrë efikase të veprohet kundër terrorizmit”, shtoi Peskov duke e transmetuar qëndrimin e Putinit.

Presidenti rus vlerëson se sulmi amerikan është përpjekje që të tërhiqet vëmendja e botës prej shumë viktimave në mesin e civilëve në Irak, deklaroi Peskov.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *