Home / Lajme / Botë / Qëllohet me vezë dhe gurë Presidenti (Foto)

Qëllohet me vezë dhe gurë Presidenti (Foto)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Venezuelë, ku turma e njerëzve në Bolivar nuk kanë duruar dhe e kanë qëlluar me vezë dhe gurë presidentin e vendit, Nicolas Maduro.
Siç shkruan The Mirror, ai është përfshirë në një incident mbrëmjen e djeshme, ku protestuesit që i përshëndeste me dorë ia kanë kthyer me gurë e vezë. Maduro dhe mbështetësit e tij qëndronin në majë të një xhipi ushtarak në rrethinën e San Felix, kur një grup protestuesish “shpërthyen” kordonin policor dhe rrethuan xhipin.

Shpërthimi qytetar vjen pas pakënaqësive të shtuara në vend, pasi të shumtë janë ata që e akuzojnë Presidentin se e ka kthyer Venezuelën në një diktaturë ku mungojnë ushqimet e ilaçet, duke shkaktuar krizën më të keqe humanitare në historinë e vendit
Pasi disa objekte goditën makinën, televizioni shtetëror i Venezuelës ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *