Home / Kuriozitete / Qeni zgjon pronarët e tij nga gjumi dhe shpëton foshnjën e tyre (VIDEO)

Qeni zgjon pronarët e tij nga gjumi dhe shpëton foshnjën e tyre (VIDEO)

ur e merr një qen në shtëpi, nuk pret shumë prej tij – vetëm që të jetë i dëgjueshëm dhe të mos bëjë rrëmujë. Por ky qen bëri më shumë se që prisnin pronarët e tij nga ai.

Qentë njihen se kanë aftësi të jashtëzakonshme, ata sikur kanë “shqisën e gjashtë” shumë të zhvilluar.

Duke ishte me familjen Brousseau për gjashtë vjet kur vajza e tyre Harper u lind. Duke ishte një qen i sjellshëm dhe çifti ishin shumë të lumtur kur mësuan se ai ishte edhe mbrojtës i foshnjës së re, transmeton Gazeta Express.

Kur familja e adoptoi Duken gjashtë vite më parë, ata kurrë nuk e kishin menduar se një ditë ai do të ishte shpëtimtari i familjes.

Një natë ai i zgjoi ata nga gjumi duke treguar se ishte i shqetësuar për diçka. Ai sillej në mënyrë të pazakonshme, kështu që familja e vërejti se diçka nuk ishte në rregull.

Kështu, ata shkuan ta kontrollojnë foshnjën e tyre. Ata zbuluan se ajo nuk ishte duke marrë frymë… Familja thirri 911 dhe ambulanca arriti menjëherë. “Nëse Duke nuk do të frikësohej, ne thjeshtë do të vazhdonim gjumin”, tha zonja Brousseau në një video për ABC News.

Kjo histori ishte bërë hit në rrjetet sociale, duke u shpërndarë me të madhe!

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *