Home / Kryesoret / Qent endacak, Komuna këkron zgjidhje afatgjate – (VIDEO)

Qent endacak, Komuna këkron zgjidhje afatgjate – (VIDEO)

Pas publikimit të lajmit në Televizionin Koha për paraqitjen e dukurisë së qenve endacak me të cilën për çdo ditë ballafaqohen banorët e disa fshatrave të komunës së Tearcës, kanë reaguar edhe nga komuna e Tearcës nga ku thonë se janë ndërmarrë të gjitha masat që janë në kompetencë të tyre, gjegjësisht rasti është paraqitur në institucionet kompetente nga ku pritet që të ndërmeren masa konkrete për trajtimin e këtyre qenve endacak, konkretisht vaksinimin si dhe vendosjen e tyre në strehimore përkatëse.

Nga komuna e Tearcës gjithashtu vlerësojnë se zgjidhja përfundimtare e dukurisë së qenve endacak me të cilën ndër vite përballen banorët e fshatarave që gravitojnë në komunënë e Tearcës kërkon një qasje më serioze nga ana e institucioneve që janë kompetente në këtë fushë, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe disa banorë të Tearcës përfshirë këtu edhe kryetarin e Bashkësisë Lokale të fshatit Tearcë ditë më parë për Televizionin Koha theksuan se janë dëshmitarë se këta qen në fshatrat e komunës sillen nga qytetet e tjera të Maqedonisë, kryesisht nga Shkupi. Banorët gjithashtu kërkuan që urgjentisht institucionet kompetente të ndërmarrin masa në drejtim të zgjidhjes së kësaj problematike sa nuk ka ndodhur ndonjë fatkeqësi më e madhe që dikush ta poësoj keq gjegjësisht të kafshohet nga këto qen që bredhin lirshëm në rrugët e fshatrave të komunës së Tearcës. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *