Home / Lajme / Rajon / ‘Qeveri besimi’! Vjen përgjigjja e parë nga PS për Ilir Metën

‘Qeveri besimi’! Vjen përgjigjja e parë nga PS për Ilir Metën

Pak orë pas deklaratës së fortë të kreut të LSI, Ilir Meta, i cili pas mbledhjes se Kryesise se LSI foli për qeveri besimi, vjen edhe reagimi i parë nga Partia Socialiste. Është deputeti socialist Namik Kopliku, i cili shkruan se PS nuk mund të votojë asnjë qeveri, pa Edi Ramën kryeministër. Analistet e komentuan fjalen e Metes duke thene se tani ai kerkon postin e kryeministrit nga lideri i opozites Lulzim Basha. Por sa e vertete eshte kjo?“Nisur nga kriza artificiale e provokuar nga opozita javet e fundit, si dhe nga zgjidhjet e propozuara apo supozuara nga faktore te tjere keto dite, per qeveri “teknike” apo “simpatike”, qeveri te “besimit” apo “nenshtrimit”, qarkullojne zera per nje lëshim qe i duhet bere opozites.Mbi te gjitha (mbase i vetmi, por i kamufluar me te tjera kerkesa) kerkohet qe Edi Rama te mos jete kryeminister deri ne zgjedhje ( a thua do e mireprisnin si kryeminister pas fitores se zgjedhjeve?! ).Edi Rama nuk e ka zgjedhur veten ne ate detyre, por ai eshte mandatuar nga shumica parlamentare qe perfaqeson shumicen e votuesve ne vitin 2013. Pra, edhe sikur te mendohet qe kjo mund te qetesoje opoziten dhe faktore te tjere, ai nuk ka drejte te vendose ne kundershtim me votuesit e PS, anetaret e PS, organet drejtuese te PS si asamblea kombetare dhe kongresi i PS.Nisur nga sa me siper, nese do behej diskutim ne strukturat e PS si asamblea kombetare apo kongresi, do i nenshtrohesha vendimit te shumices.Si deputet, perfaqesues i votuesve te PS ne qershor 2013, te cilet kane votuar njeheresh per PS-ne dhe Edi Ramen kryeminister, une ne Kuvend nuk kam te drejte morale ti nenshtrohem asnje “llogari politke” dhe aq me pak “presioni” nga kushdo qofte, duke anashkaluar vullnetin e atyre qe na zgjedhin me mirebesim se perfaqesojme ata dhe jo veten tone personalisht”, thotë deputeti socialist.“Nese ndokush e konsideron kete deklarate publike si “shkelje syri” apo “dashuri te zjarrte” per kryetarin e PS ne periudhe hartimi listash perfaqesimi te subjekteve politike ne zgjedhjet e 18 qershorit, nuk kam mundesi ti bind qe nuk eshte ashtu, sido qe gjate mandatit jam nder te rradhet apo shume te rradhet qe publikisht jam shprehur dhe kam kundershtuar kur nuk kam qene dakord me kryetarin e PS-se.

Deklaraten e bej per te sqaruar edhe ndokend brenda rradheve te PS apo pertej, te “trembur nga bubullimat” e çadres dhe rretheqark asaj çadre, qe ky eshte arsyetimi im si deputet dhe perse nuk do votoj ne asnje rrethane nje qeveri pa Edi Ramen kryeminister.

PS : Me date 18 qershor le te vendose vetë populli shqiptar se ke deshiron kryeminister”, shkruan Kopliku.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *