Home / Lajme / Rajon / Qeveria dërgon 360 punëtorë në Gjermani, ja si mund të aplikoni!

Qeveria dërgon 360 punëtorë në Gjermani, ja si mund të aplikoni!

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka nënshkruar marrëveshje Bashkëpunimi me GIZ për dërgimin e së paku 360 punëkërkuesve dhe kompanive që merren me përpunimin e tekstilit në Gjermani. Nga nesër fillon aplikimi
Kjo është bërë e ditur nga Ministri kosovar i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Lexoni njoftimin e plotë të Abrashit:

Javën e kaluar nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi me GIZ-in (Bashkëpunimi Ndërkombëtar Gjerman) dhe Shoqatën e Tekstilit KAMA

Kjo nënkupton që MPMS do të dërgoj për praktike në punë së paku 360 punëkërkues në dhjetëra kompani që merren me përpunim të tekstilit

Praktika do të zgjasë 6 muaj, dhe pagesa për praktikantë do të ndahet proporcionalisht mes MPMS, GIZ dhe kompanive. Sipas përvojave të vitit të kaluar një pjese të madhe të praktikantëve pas periudhës 6 mujore i ofrohen kontrata të rregullta.

Ftohen të gjithë punëkërkuesit e interesuar dhe kompanitë e interesuara, që nga neser të aplikojnë për këtë mundësi.

Gjatë javëve të ardhshme do të fillojmë programe të ngjajshme edhe për sektorët e tjerë, si IT, drurit, metalit etj.

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *