Home / Lajme / Botë / Qeveria greke i mbështet negociatat me kreditorët

Qeveria greke i mbështet negociatat me kreditorët

Ekipi negociues i Qeverisë greke sot do të fillojë negociata me shefat e misionit të kreditorëve të Greqisë, ndërsa diskutimet do të fokusohen në energjetikë dhe në fondin e ri për privatizim.

Takimet do të mbahen vonë pasdite.

Burime nga Bashkimi Evropian shprehën optimizëm se ky raund i negociatave do të përfundojë deri në fund të kësaj jave me arritjen e marrëveshjes në nivel të ekipeve teknike, lajmëruan mediat greke.

Nëse nuk arrihet marrëveshje, Qeveria do të përgatisë pako-propozim-ligje që pritet të miratohet nga ana e Parlamentit deri më 15 maj, me qëllim që Eurogrupi më 20 maj ta finalizojë marrëveshjen, të paktën  në anën evropiane, ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar e shqyrton pozitën e tij.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *