Home / Lajme / Rajon / Qeveria hesht për thirrjen e BE’së rreth tokës së Manastirit

Qeveria hesht për thirrjen e BE’së rreth tokës së Manastirit

Autoritetet në Prishtinë kanë heshtur pasi BE-ja bëri thirrje për zbatim të një vendimi gjyqësor që mbështeti pretendimin e manastirit ortodoks Serb për pronësinë e tokës, duke zemëruar disa shqiptarë të Kosovës.

Qeveria e Kosovës nuk ka pranuar t’i përgjigjet një apeli nga Zyra e BE-së në Prishtinë për të vënë në zbatim një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vendit në lidhje me një mosmarrëveshje pronësie që përfshin manastirin Ortodoks serb në Deçan në Kosovën Perëndimore.

Vendimi i dhënë në maj 2016 thoshte se toka në mosmarrëveshje i përkiste manastirit dhe jo dy kompanive shoqërore.

Zyra e Kryeministrit Isa Mustafa nuk iu përgjigj pyetjes së BIRN në lidhje me thirrjen e BE-së.

Por burimet pranë Zyrës së kryeministrit thanë për BIRN në kushte anonimiteti se qeveria ka në plan të mos i kushtojë vëmendje vendimit, i cili s’është aspak i mirëpritur midis shqiptarëve të Kosovës.

Të enjten, Zyra e BE-së shprehu shqetësim në lidhje me “mungesën e vazhdueshme të zbatimit të këtij vendimi” dhe dënoi “çdo veprim për të bllokuar qasjen apo penguar jetesën në manastirin e Deçanit”.

“BE-ja u bën thirrje autoriteteve të të gjitha niveleve të tregojnë respekt për sundimin e ligjit si një parim themelor demokratik. Zbatimi i plotë i vendimit duhet të bëhet pa vonesë” thuhet nw reagimin e zyres.

Kryetari i komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, i cili kundërshton të drejtën e Kishës Ortodokse Serbe për pronësinë e tokës, tha se ndërsa sundimi i ligjit duhet të respektohet, komuna nuk kishte ndërmend të respektonte “vendime të ndikuara dhe të paligjshme”.

“Ne mbetemi të gatshëm për marrëdhënie të mira me manastirin, por jo për dhënien e pronave që pengojnë zhvillimin ekonomik të Deçanit,” tha Selmanaj.

Zyra e Lidhjes së Historianëve të Kosovës në Deçan gjithashtu dënoi deklaratën e Zyrës së BE-së, duke thënë se vendimet mbi pronësinë e tokës në epokën e Sllobodan Millosheviqit nga viti 1989 në 1999 ishin “të pazbatueshme në vendin tonë”.

Toka ishte fokus i demonstratave të mëparshme në vitin 2012, pasi Gjykata Supreme vendosi se 24 hektarët i përkisnin manastirit dhe jo dy kompanive nga Kosova që e kishin pretenduar atë tokë që prej përfundimit të konfliktit të vitit 1999.

Pas 16 vjetësh përballjeje gjyqësore, Gjykata Kushtetuese më 20 maj konfirmoi të drejtën e manastirit për 24 hektarët e tokës të barabartë me 59 akra.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese shkaktoi protesta tw shqiptarwve nw tw cilat disa nga protestuesit mbanin banderola ku shkruhej “Gjykata Kushtetuese Shkeli Drejtësinë”.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *