Home / Lajme / Rajon / Qeveria shqiptare miratoi Propozim-ligjin për pakicat

Qeveria shqiptare miratoi Propozim-ligjin për pakicat

Qeveria e Republikës së Shqipërisë miratoi në mbledhjen e djeshme ndryshimet në ligjin për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, duke i bërë një shtesë minoriteteve që Shqipëria njeh zyrtarisht si pakica kombëtare.

Kështu sipas ligjit pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë pakicat greke, maqedonase, vllahe/arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe.

Ajo që bie në sy është se tre prej minoriteteve që do të njihen si pakica kombëtare janë me popullsi sllave ku përfshihen pakicat (maqedonase, malazeze serbe). Ndryshimi është se me ligjin e vjetër minoriteti Grek, minoriteti Maqedon dhe ai Serbo-Malazez njihesin si minoritete etnike kombëtare, ndërsa vllahët dhe romët si minoritete etno-gjuhësore, ndërsa boshnjakë dhe egjiptianët si komunitete.

Në përkufizimin e ligjit thuhet se një pakicë kombëtare është një grup shtetasish shqiptarë që banojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, kanë lidhje të hershme dhe të qëndrueshme me shtetin shqiptar, shfaqin karakteristika dalluese kulturore, etnike, gjuhësore, fetare ose tradicionale dhe të cilët janë të gatshëm për të shprehur, ruajtur dhe zhvilluar së bashku identitetin e tyre të dallueshëm kulturor, etnik, gjuhësor, fetar ose tradicional.

Qeveria shqiptare  bën të ditur se ndryshimet në ligj u bazuan në kërkesën e përfaqësuesve të pakicave kombëtare dhe në përputhje me kriteret e Konventën Kuadër të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *