Home / Kryesoret / Qytetarët nuk i besojnë sistemit të drejtësisë – (VIDEO)

Qytetarët nuk i besojnë sistemit të drejtësisë – (VIDEO)

Korrupsioni, mungesa e transparencës, vendimet selektive gjyqësore,politizimi tejzgjatja e procese gjyqësore, mos respektimi i të drejtave të njeriut rastet e montuara janë këto disa nga faktorët që kanë çuar në humbjen e besimit të qytetarëve tek drejtësia në Republikën e Maqedonisë.Gjykatat dhe prokuroria edhe pse kanë për mision ndarjen e drejtësisë ky sistem e ka humbur besimin e qytetarëve për arsye se pushteti gjyqsorë në Republikën e Maqedonisë edhe më tutje vazhdon të jetë një sistem i cili nuk ofron zgjidhje për qytetarët e tij, pasiqë me mijëra lëndë janë vjetërsuar në prokuroritë dhe gjykatat e vendit, ndërsa shumë të tjera gjinden në sirtarët e gjykatave, të cilat presin për të marrë një epilog, shumë raste të tjera janë montuar dhe për pasojë janë dënuar njerëz të pafajshëm.

Sipas profesorit Universitarë Bashkim Selmani diskriminimi bëhet  nga ana e vet gjykatave të cilat nuk respektojnë të drejtat themelore të njeriut , gjegjësisht në këtë janë qytetarët shqiptarë dhe të komuniteteve të tjera ata që diskriminohen pasiqë përpara gjyqësisë nuk janë të barabartë me qytetarët Maqedonas.

“Nëse analizohet në prizmin penal do të shihni që në të gjitha sistemet funksionale dhe lëndëve të tyre gjithmonë shqiptarët janë viktimë, ndërsa kur bëhet fjalë për lëndë civile do të shohim që një pjesë e madhë e të gjitha këtyre veprimeve kontestet juridiko civile tek shqiptarët vonohen më shumë në krahasim me Maqedonasit, nga disa anketa që janë realizuar në këtë drejtim e para është se nuk respektohet gjuha amtare që është e garantuar në aspektin gjyqësorë , e dyta është kushtëzimi i koruspsionit çdo e dyta palë është e përcjellur nga këto pengesa dhe pjesa e tretë poashtu ka të bëjë me çështjen e avokatëve, dhe tash ne kur themi për çështjen e sistemit gjyqësorë nëse bëhet fjalë për gjykatat në Republikën e Maqedonisë sidomos gjykatësist shqiptarë ne kemi të bëjmë me një pjesë të gjykatësve shqiptarë të cilët janë shumë më të mirë dhe shumë më funksional mirëpo kur çështja është për të zgjidhur problemet realisht kanë shumë më pak kompetenca dhe janë më të ndikuar nga vendimarrja qeveritare se sa maqedonasit, mund të shihni që për lëndët penale janë maqedonasit që  vendosin për të gjitha lëndët e pëlqyeshme dhe atë janë një pjesë më e madhe e gjyqtarëve maqedonas,tha profesori Universitarë Bashkim Selmani, transmeton Televizioni Koha.

Nga ana tjetër edhe vet qytetarët para kamerës së Televizionit Koha u shprehën se aspak nuk besojnë në organet e drejtësisë të Republikës së Maqedonisë.

Sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare në maqedoni sistemi i drejtësisë është tërësisht nën kontroll të partive në pushtet dhe korupsioni është në nivel të lartë në institucionet e drejtësisë. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *